Për t’i bërë qejfin apo për ta larguar nga partia? Socialistët propozojnë në zarfe emrin e Ramës për President

0
114

Deputetët socialistë, ndryshe nga Edi Rama, dëshirojnë që Presidentit të jetë brenda familjes rozë. Sipas burimeve të RTV Ora, në shumicën e zarfeve sekretë kanë qenë me emra brenda mazhorancës.

Pjesë e listës së tyre kanë rezultuar xhaketat e vjetra ende deputetë, ish-parlamentarë, ish funksionarë të PS dhe nuk kishte si të mungonte as emri i kryetarit të tyre. Për t’i bërë qejfin apo për ta larguar nga partia, të zgjedhurit socialistë kanë propozuar si kandidat për kreun e shtetit edhe Edi Ramën.

Nga ana tjetër socialistët nxitojnë që të zgjedhin Presidentin e ri brenda datës 24 maji. Ndërsa PD i kanë lënë edhe një javë kohë për të vendosur, deri në mbledhjen e konferencës së kryetarëv

“Konferenca e parë e kryetarëve do mbahen në 4 mbaj. Unë do propozoja data 10 maj të ishte edhe mbajtja e raundit të parë të votimit për presidentin. Ne na duhet të negociojmë me secilin prej grupeve, me Alibeajn, Dodën apo Mediun. Në rast se ata do kenë dakordësi të vijnë së bashku janë të mirëpritur”, tha Balla.

Sali Berisha vijon të mbetet vija e kuqe për mazhorancën, dhe jo vetëm për zgjedhjen e kreut të shtetit.

“Me Sali Berishën as nuk ka, as nuk do të ketë ndonjëherë negociata për asgjë”, shtoi Balla.

PS do t’i propozojë kryetares së Kuvendit që raundi i parë të jetë me 10 maji, i dyti me 16, me 20 i treti dhe në rast të dështimit të mos gjetjes së 84 votave në tre raundet e para, Asi nën mëngë i mazhorancës është raundi i 4 me 71 vota që parashikohet të mbahet më 24 maj.