Bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani ka dëshmuar për herë të parë pranë GJKKO. Tafani ka përmendur përpara ligjvënësve 17 episode kriminale, ndërkohë që u arrestua në kryeqytet për vjedhjen e një exchange në zonën e Astirit. Tafani rezulton si anëtar i bandës së Laert Haxhiut, si dhe person i skeduluar si autorë dhe pjesëmarrës në disa ngjarje kriminale.
Në dëshminë e tij pranë togave të zeza, Tafani zbardhi një episod ku vendosi tritol në banesën e një personi në Lushnje në formë presioni, pasi ky i fundit nuk kishte dhënë paratë pasi kishte marrë ‘mall’ prej tyre. Plani ishte iniciuar nga Laert Haxhiu, ku sipas Tafanit për të ishte një provë nesë ‘bënte’ për këtë punë apo jo.
‘Ne nje takim tjeter me thane te vendosja nje tritol ne Lushnje, pasi i kishin dhen mall njerit dhe ky si kishte dhen leket, donin t’ja benin ne forme presioni, i thash dakort ca ti thoja, qe nga dita pare qe i takova kishte nje lloj presioni mbi mua s’di si tua shpjegoj. Rruges kur zbritem Laerti me dha 100 euro per shpenzime nafte , une e kisha lene makinen ne hyrje te Elbasanit, nisem per Lushnje me vendos tritolin kisha bere dhe planin.
Vendosa 100 gram tritol, mu duk sikur kjo ishte prova qe keto do shikonin beja pune une apo jo, e ndeza fitilin dhe ika, e vendosa ne deren e baneses ishte ne katin e pare te nje pallati, isha ne kembe kalova nga shinat e trenit, planin e kisha ber me Laertin.”
Gjatë dëshmisë së tij, Tafani ka rrëfyer në detaje momentin e vrasjes së Çajup Selimit, ngjarje që ndodhi në Tepelenë ku per te u pagua 25 mije euro nga Laert Haxhiu.
“Pasi arrita te pallati ku banonte Çajupi, qëndrova pranë hyrjes. Dëgjova një makinë që më dukej si ajo që përdorte ai një Benz. Ishim ballë për ballë. Unë mbaja maskë COVID-i dhe një kapele. Ai më pa me dyshim.
U fut në hyrje dhe nisi të ngjitej, te kati i parë, pastaj të dytin. Unë e ndoqa nga pas. Ishte tullac dhe e njihja mirë, madje edhe çfarë kishte veshur atë ditë një bluzë të kuqe. E qëllova nga pas, tre herë. Një herë në shpatull dhe dy herë të tjera nuk jam i sigurt ku e kapën plumbat.
Më pas u largova me vrap në drejtim të Burgut të Bënçës. Rrugës rashë në ca ferra, jashtë qytetit. Armën e kisha ende me vete një Beretta e vogël, me silenciator. Po përpiqesha të gjeja rrugicën që më nxirrte në lumin Vjosë, aty ku sipas planit do më priste Ligori. Ligorin e takova mas 1-2 oresh tek shtëpia e xhaxhait te Erisianit, sipas planit qe kishim bere me Laertin do na priste xhaxhai Erisianit, Ligori fiku celularin. Unë u fsheha ne nje shkemb, kisha frike, makinat e policise vinin verdalle, une e kisha per here te pare.
Armen e hodha ne Vjose, na kishte thene laerti si te vepronim edhe me celularet dhe rrobat. Rrobat i dogjem ne nje fuci , pastaj vazhduam rrugen per Memaliaj lart nga mali dhe zbritem tek nje ure ne kembe, hipem ne nje furgon te rastit dhe u nisem ne Tirane dhe rruges tha Laerti qe Ligori te iki ne Korce. Te klubi shoferit u ndame, une ika ne Tirane tek Laerti tek nje hotel ne Astir. Laerti ishte me Lulesim Arapin dhe me bertiti se pse mora ate xhaxhain ne celular dhe jo ne ëhatsapp. Me ofendoi me shante , nje gabim te beje ai e leshonte gojen, per vrasjen mora 25 mije euro pas 1 jave, kurse ligori nuk i mori, nuk ja dha Laerti.”, tha Tafani ne deshmine e tij perpara togave te zeza.