Përballen në kampionat dhe Kupë, Brdaric sfidon Elbasanin: Dua fitoren

0
2

Mes kampionatit dhe Kupës, Vllaznia-Elbasani luajnë gjithçka brenda pak ditësh, me dy ekipet që përballen ndërmjet tyre fillimisht në kuadër të javës së 26-të, ndërsa të martën Vllaznia i pret sërish në “Loro Boriçi” për të vendosur se cili prej tyre do të “fluturojë” në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë theksoi në konferencë për shtyp se ekipi i tij synon fitoren në të dy përballjet:

“Duhet të shkojmë për hapin e radhës me Elbasanin, duhet të jemi mjaft të përgatitur. E dimë që është një ekip me mjaft eksperiencë po ashtu edhe trajneri, provojnë mundësitë e fundit për të hyrë në “Final Four” dhe ne do mundohemi ti ndalim ata. Fokusin e kam për nesër dhe jo për të kaluarën, kemi bërë mjaft vendime të mira por të parandalojmë gabimet e vogla dhe të mësojmë sa më shpejt nga ato. Lojtarët duhet të kuptojnë që të jenë me balancë, bëmë disa gabime të vogla por ekipi mbrojti mjaft mirë duke marrë një pikë me Dinamon por nesër është një ndeshje tjetër.

Kemi një formacion tjetër, zëvendësojmë Jagon dhe Melon që janë me kartonë të kuq, kemi disa lojtarë që luajnë në disa pozicione, është mundësi e mirë dhe për ata që janë në stol dhe po punojmë me të gjithë për të qenë gati për nesër. Është një situatë e mirë, duhet të kemi rezultate të mira në fund të sezonit, është diçka tradicionale, të fokusohemi dhe do shkojë çdo gjë mjaft mirë.

Ne duhet ta shijojmë rinovimin e Balajt, është i rëndësishëm për klubin, e meriton dhe ka uri të shtyjë ekipin.  Me personalitetin e tij do ta shtyjë Vllazninë drejt hapit të radhës dhe i kam thënë Bekimit që të luajë mirë dhe të shënojë, por të jetë lider për lojtarët e rinj.

 

 

Deliu dhe Çoba do të jenë nesër, do kemi ekip kompetitiv dhe shpresojmë të fitojmë nesër përpara tifozëve tanë. Shkojmë për çdo ndeshje ti fitojmë ato, të jemi me këmbë në tokë dhe mos ti nënvlerësojmë ato, më vret ndeshja e fundit dhe nesër duhet të bëjmë edhe më mirë dhe të vazhdojmë e të shënojmë. Të dalim me një rezultat sa më të mirë.

Të dy presidentët kërkojnë fitoren dhe duan Kupën, por Elbasani luan kundër Vllaznisë, një ekipi të fortë. E dimë që duhet të kalojmë 100 % dhe të jemi ekipi që do të marrim pikë dhe kalojmë edhe në gjysmëfinalen e Kupës. Ky është fokuesi nesër. Tafili ka treguar një performancë të mirë me U21, por nëse do të ketë mundësi do ti japim shans, çdo stërvitje japin rezultat dhe janë lojtarë të fortë, dhe normale do të jenë në fokus për ekipin e parë”, tha ai.