
Pas ndeshjeve të para të luajtura të martën, këtë të mërkurë, do të zhvillohen dy sfidat e radhës në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.
Barcelona e cila lufton në tre frtonte, pret në shtëpi skuadrën e Borussia Dortmund. Kjo është ndeshja e dytë që ekipet përballen me njëra-tjetrën, pas të parës, ku triumfuan katalanasit me rezultatin 3-2 në fazën e grupeve.
Trajneri i spanjollëve, Hansi Flick i ka verdhezinjtë kundërshtarin e preferuar, pasi në gjashtë përballje me ta, ka marrë 6 fitore.
Ndryshe nga Barcelona që lufton në kampionat, kupë dhe Champions, situata te Dortmundi është ndryshe. Gjermanët po përballen me ulje-ngritje të shumta këtë sezon dhe në kampionat renditen në mesin e tabelës.
Një statistikë tjetër, e bën misionin më të vështirë për Dortmundin. Verdhezinjtë nuk e kanë mundur asnjëherëBarcelonën, pasi në 5 përballjet e mëparshme, katalanasit kanëfituar 3 herë, ndërsa 2 takime janë mbyllur në barazim.
Gjithashtu gjermanët nuk i kanë të preferuara përballjet me spanjollët, pasi në 20 takime ndaj ekipeve nga La Liga, janë mposhtur 12 herë, kanë barazuar 5 herë, ndërsa kanë fituar vetëm 3 herë.
Pritet një përballje shumë e luftuara, kur gjithashtu nuk përjashtohen surprizat.
Paralelisht, sfidë spektakolare dhe shumë e bukur pritet të jetë ajo mes PSG-së dhe Aston Villas. Pasi siguruan titullin kampion dhe kualifikimin për në finalen e Kupës, parisienët synojnë njëtjetër sukses, këtë herë në Ligën e Kampioneve.
Pasi eliminuan Liverpoolin në fazën e 1/8-ve, tani francezët do të përballen me një tjetër ekip anglez, që gjithashtu po bë shumëmirë këtë sezon.
Aston Villa po bën një sezon të mirë në Angli, ku është në garëpër një vend në Champions dhe tani synon të lërë shenjë nëkompeticionin më të rëndësishëm të klubeve.
Me një trajner ekspert, siç është Unai Emery, gjithçka bëhet e mundur, për londinezët, që në ekip kanë lojtar që e njohin mirëkompeticionin, si Rashford dhe Asensio, apo edhe një veteran si Martinez në portë.
Këto takime janë planifikuar të luhen, këtë të mërkurë duke nisur nga ora 21:00.
