Përbërësi ‘sekret’ i domates që i nevojitet lëkurës

0
257

Domatja janë tepër të mira për shëndetin e njeriut dhe mirësia e tyre i atribohet përmbajtjes së lartë të antioksidantëve.

Vetë pigmenti karotenoid që gjendet tek domatja, është sipas shkencëtarëve, tepër i rëndësishëm për shëndetin e kockave.

Domatja është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës C dhe vitaminës K. Ajo është bujare në përmbajtjen e potasit, magnezit, fibrave, vitaminës A, B6, folatit, vitaminës E, fosforit, kromit, proteinave, zinkut dhe hekurit.

Domatja të bën mirë për zemrën, ul kolesterolin dhe trigliceridet.

Studime të shumta kanë treguar që domatja është e shkëlqyer në mbrojtjen e zemrës, edhe për faktin që rregullon yndyrnat në qarkullimin e gjakut.

Përtej këtyre vlerave, domatja konsiderohet si mikesha më e mirë e lëkurës falë një përbërësi sekret me vlera të jashtëzakonshme.

Likopeni, antioksidanti i dobishëm për shëndetin e lëkurës

Bëhet fjalë për likopenin, një ushqyes që gjendet jo vetëm tek domatja por edhe shalqini e fruta e perime të tjera me ngjyrë të kuqe.

Megjithatë, domatja ka sasitë më të larta të kësaj substance që bëhet më e fortë në varësi të pjekjes së domates.

Likopeni luan rolin e antioksidantit dhe pastron trupin nga radikalet e lira por edhe i jep lëkurës mundësinë të përshtatet më mirë me sulmet mjedisore.

Në vija të holla, trupi stresohet nga radikalet e lira ndërsa antioksidantët i eliminojnë ato.

Antioksidantët si likopeni janë të jashtëzakonshëm për paraqitjen dhe shëndetin e lëkurës.

Ato ngadalësojnë plakjen e lëkurës, sheshojnë shenjat fillestare të saj, e bëjnë lëkurën të ngjajë më rinore dhe më të shtrënguar dhe pakësojnë rrudhat e lehta.

Likopeni dhe antioksidantët  e tjerë nxisin prodhimin e kolagjenit dhe ju mbron nga dëmet e shkaktuara në lëkurë prej rrezeve ultravjollcë.