Me ndeshjet e “play off”- it që u luajtën dje, u plotësua edhe tabloja e 48 pjesëmarrëseve në shortin e Ligës së Europës, teksa sot në orë 13:00 u hodh dhe shorti ku Milani dhe 3 futbollistët e Kombëtares shqiptare, Hysaj, Kumbulla, Mihaj, mësuan kundërshtarët e fazës së grupeve.
Short deri diku i kënaqshëm për Milanit, teksa goglat e kanë vënë përballë Sëlltikut, Spartës së Pragës dhe Lilës. Kuqezinjtë ne letër janë super favoritë.
Kundërshtarë jo shumë të fortë edhe për Romën e Marash Kumbullës dhe Napolin e Elseid Hysajt. Verdhekuqtë do të kenë përballë Jang Bojsin, që eliminoi Tiranën, rumunët e Kluzhit si dhe CSKA Sofian e Ali Soue. Ndërkohë që Napoli është shortuar me Real Sosiedadin e Januzajt, AZ Alkmarin dhe kroatët e Rijekës.
Ndeshjet e grupit do të nisin më 22 tetor dhe do të përfundojnë më 10 dhjetor, teksa faza me eliminim direkt do të luhet në shkurt, gjithnjë nëse e lejon Koronavirusi. Për finalen e Ligës së Europës është rizgjedhur stadiumi i Gdanskut në Poloni, impiant që duhej të priste finalen e vitit 2020.
PËGATITUR NGA “SOFASCORE” PËR “PANORAMA SPORT”
NDARJA E GRUPEVE:
GRUPI A:
- ROMA
- JANG BOJS
- KLUZH
- CSKA SOFIA
GRUPI B:
- ARSENAL
- RAPIDI I VJENËS
- MOLDE
- DUNDALK
GRUPI C:
- BAJERN LEVERKUZEN
- SLAVIA PRAGË
- HAPOEL BER SHEVA
- NISË
GRUPI D:
- BENFIKA
- STANDARD LIEZH
- REJNXHËRS
- LEH POZNAN
GRUPI E:
- PSV
- PAOK
- GRANADA
- OMONIA
GRUPI F:
- NAPOLI
- REAL SOSIEDAD
- AZ ALKMAR
- RIJEKA
GRUPI G:
- BRAGA
- LESTËR
- AEK
- ZORJA LUHANSK
GRUPI H:
- SËLLTIK
- SPARTA PRAGË
- MILAN
- LILË
GRUPI I:
- VIJAREAL
- KARABAK
- MAKABI TEL-AVIV
- SIVASPOR
GRUPI J:
- TOTENHEM
- LUDOGORETS
- LASK
- ANTUERP
GRUPI K:
- CSKA MOSKË
- DINAMO ZAGREB
- FEJNORD
- VOLFSBERG
GRUPI L:
- GENT
- CRVENA ZVEZDA
- HOFENHAJM
- SLOVAN LIBEREC
NDARJA E VAZOVE:
PANORAMASPORT.AL