Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, Prokuroria kërkon 46.8 vite burg për 5 të akuzuarit

0
174

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 46.8 vite burg  për 5 përsonat e vënë në akuzë për përdhunimi e një 15-vjeçareje në një fshat të Mirditës.

Konkluzionet përfundimtare u dhanë nga prokurori Ylli Pjeternikaj, i cili ka kërkuar dënimin me nga 15 vite burg për shtatasit Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi dhe Nikë Lleshi si dhe 10 vite burg për shtetasin me iniciale A.GJ.

Por duke qenë se ju është pranuar gjykimi i shkurtuar atyre ju zbritet 1 e 3 e dënimit. Nga hetimet e kryera organi i akuzes ka dalë në konkluzionin se 5 përsonat kanë konsumuar element të vepres penale “Marrëdhenie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç”

Tashmë do të jetë pala mbrojtëse, të cilët do të paraqesin konkluzionet e tyre dhe më pas trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj do të japë vendimin për 5 të pandehurit.Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit babait të një vajze.

15-vjeçarja thotë se ishte shantazhuar për të kryer marrëdhënie seksuale, ndërkohë vetë përsonat e arrestuar dhe familjaret e tyre i kanë mohuar në vazhdimësi akuzat, duke akuzuar familjaret e vajzes për inskenim me qëllim përfitimi dhe prishje të reputacionit të tyre.

Ngjarje tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të Shqipërisë.