Përdhunimi në grup i një vajze në Greqi ka tronditur mbarë opinionin publik pas bërjes publike të ngjarjes dhe publikimit të videove.
Dy të mitur të tjerë të akuzuar për përdhunimin e një studenteje 15-vjeçare nga Ilioni u arrestuan dje, duke shkuar në 5 numri i të arrestuarve. Ndërkohë një prej të arrestuarve është liruar pasi ishte nënë moshën 15 vjece ndërsa një tjetër, një 17 vjeçar që sipas vajzës ka qenë i përfshirë.
Bëhet fjalë për një 17-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se ka pasur dijeni që të rinjtë po regjistronin përdhunimet e tyre me celular dhe sipas informacioneve është arratisur jashtë Greqisë, shkruan Protothema.
Policët për të mitur po shqyrtojnë edhe rolin e katër vajzave. Në dëshminë e tij, 15-vjeçarja është shprehur se tre vajzat 15-vjeçare dhe 14-vjeçarja nuk kanë pasur ndonjë rol të caktuar, por dyshohet se kanë qenë përballë abuzimit.
Për këtë arsye ata pritet të hetohen pasi nuk duket se kanë bërë asgjë për të parandaluar dhunën e grupit.