Përdhunoi dhe abuzoi një grua për 4 vite, arrestohet 44-vjeçari në kufirin shqiptaro-grek

0
197

Një 44 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet se ka  abuzuar dhe përdhunuar një grua për 4 vite me radhë.

Mediet greke bëjnë me dije se 44 vjeçari është arrestuar në pikën kufitare me Shqipërinë, në doganën e Kristalopigjisë, pasi autori po tentonte të largohej në Shqipëri.

44-vjeçari u dërgua te Gjykata e Shkallës së Parë  në Kastoria, e cila urdhëroi që ai të transferohej në Zakynthos për  tu gjykuar nga autoritete përkatëse.

ora tv