Përdhunoi shqiptaren, Robinho dënohet përfundimisht me burgim. Duhet të ekstradohet

0
335

Pas shumë vitesh seanca dhe apele, vjen dhe dënimi përfundimtar për Robinhon. Ish sulmuesi Brazilian i cili për shkak të problemeve me drejtësinë u largua nga Santosi në vitin 2020 u dënua përfundimisht me 9 vite burg për akuzën e rëndë të përdhunimit ndaj një shqiptare në vitin 2013.Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013 kur ai aktivizohej në radhët e Milanit teksa ndaj tij dhe disa të tjerëve u ngrit akuza për përdhunim në grup në një klub nate ndaj një vajze shqiptare 22-vjeçare e cila kishte denoncuar abuzuesit e tij.Pas dy dënimeve me 9 vite burg në shkallë të parë dhe të dytë, sot Gjykata e Kasacionit në Romë, shkalla e fundit e drejtësisë dha verdiktin final i cili nuk mund të apelohet dhe tani ish lojtari Brazilian duhet t’i shlyejë vitet në burg

Tashmë Robinho rrezikon ekstradimin në Itali për të vuajtur dënimin por kjo do të marrë sërish kohë pasi ende nuk ka një marrëveshje mes Italisë dhe Brazilit për ekstradimet por e sigurtë tashmë që ish ylli i futbollit brazilan është se do të vuajë dënimin për krimin që ka berë./