Përdhunuan 15-vjeçaren/ Gjykata dënon ish rojen e shkollës dhe tre të rinjtë

0
182

Gjykata e Tiranës dënon me 18 vjet burg 65- vjeçarin Abaz Dogu, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Sa i përket të rinjve, Gjykata vendosi dënimin me 7 vjet e 4 muaj burg për Klajdi Pocin; shtetasin R.O me 3 vjet e 8 muaj burgim dhe shtetasin F. me 5 vjet burgim.

Abaz Dogu, 65 vjeçari i cili ishte roja i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”, kishte regjistruar video intime me të miturën dhe ua kishte shpërndarë dhe tre të pandehurve të tjerë.

Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Ngjarja e rëndë bëri shumë zhurmë në vend, ndërsa në Tiranë shoqëria civile zhvilloi edhe një marshim proteste.