Një i dyshuar për vrasje në Florida u arrestua pas 40 viteve në arrati.
Sipas autoriteteve, Donald Santini 65 vjeç, dyshohet se përdori 13 pseudonime për t’iu shmangur policisë për vrasjen e një gruaje në vitin 1984. Viktima 33-vjeçare në atë kohë po divorcohej me bashkëshortin e saj. Santini ishte personi i fundit që u pa me të përpara se detektivët të zbulonin trupin e saj, të mbytur dhe të lënë në një kanal.
65 vjeçari ishte shpallur 3 herë në listën e më të kërkuarve nga policia amerikane ndersa ne momentin e arristimit ai po kryente detyrën e tij si president I bordit lokal të ujit në Kaliforni.
Në një letër prej 16 faqesh, të shkruar me dorë, që ai i dërgoi një stacioni lokal lajmesh në San Diego, Santini tha se arsyeja që ka arritur të shpëtojë për një kohë kaq të gjatë është se ka krijuar një jetë të qetë e të respektueshme
Ai tha se ka dhënë kontributin e tij si vullnetar, zotëronte një restorant tajlandez dhe drejtonte një bllok apartamentesh gjatë viteve të tij të arratisë.
Santini u ekstradua në Florida ku përballet me akuzën e vrasjes. Më herët 65-vjeçari ka qenë I dënuar në Gjermani për përdhunim dhe I akuzuar në Teksas për grabitje të rëndë.