Përdornin platforma për të shkëmbyer materiale pedopornografike, arrestohen 50 pedofilë në Itali

0
250

Autoritetet e Policisë Postale Italiane me urdhër të Prokurorisë së Torinos, kanë ekzekutuar në orët e para të mëgjesit të sotëm (4 korrik) operacionin e koduar “Operacioni 50 komuniteti”, i cili ka shkatërruar një rrjet pedofilësh italianë që përdornin një platformë mesazhesh ku shkëmbenin materiale pedopornografike.

Është sekuestruar një sasi e madhe file-sh me video e imazhe të tmerrshme mbi abuzimet ndaj minorenëve me praktika sadizmin e ku viktimat ishin dhe të porsalindur.

Ky është operacioni më i madh policor e më kompleksi i kryer gjatë viteve të fundit në luftën kundër pedopornografisë online.

Në operacion morën pjesë 200 trupa policorë të cilët kryen 50 kontrolle banesash e arrestime në 15 rajone italiane.

Shtrirja e aktivitetit hetimor kryer përmes përgjiemve virtuale, mundi të krijojë një identitet të caktuar për çdo pedofil të fshehur nën emrin e një “nofke” online, e mundi t’i identifikojë jashë anonimitetit të rrjetit.

Operacioni “Operacioni 50 komuniteti”, u ekzekutua nën koordinimin e Autoritetit Policor Italian të Qëndrës Kombëtare kundër Pedopornogravisë online, me Repartin e Policisë Postale të Torinos.

/Ora News.tv/