Trejsi Sejdini është një ndër modelet më të komentuara të showbizzit shqiptar. Modelja është përfolur kohët e fundit për një lidhje të mundshme me Don Xhonin, pas publikimit të disa fotove nga mediat kosovare, ku ish-missi dhe reperi shihen duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Megjithatë, dyshja nuk ka reaguar rreth këtyre fotove, çka ka shtuar edhe më shumë dyshimet se kanë nisur një romancë. Së fundmi, modelja ka nxitur më shumë spekulimet me veprimin e fundit që ka bërë. Ajo ka realizuar një video, teksa në sfond dëgjohet kënga e reperit./Abc