Performanca e Bad Bunny në Super Bowl ndez debat, mesazh për emigrantët dhe reagim i ashpër nga Trump

0
5

Superylli portorikan Bad Bunny ishte protagonisti kryesor i “Halftime Show” në Super Bowl, duke sjellë një performancë energjike dhe me mesazhe të forta në mbështetje të komunitetit latin dhe emigrantëve në SHBA. Me flamurin e Porto Rikos dhe sloganin “Together We Are America”, artisti theksoi rolin e kulturës latine në shoqërinë amerikane.

Gjatë spektaklit, ai interpretoi disa nga hitet e tij më të njohura dhe surprizoi publikun me paraqitjen e Lady Gaga në skenë. Performanca u shoqërua edhe me reagime të shumta në rrjetet sociale, ku emra të njohur si Jennifer Lopez shprehën hapur mbështetjen për të.

Megjithatë, shfaqja shkaktoi polemika politike. Donald Trump e kritikoi ashpër, duke e quajtur “një nga performancat më të shëmtuara që është bërë ndonjëherë” dhe duke thënë se nuk përfaqëson vlerat amerikane.

Pavarësisht kritikave, performanca e Bad Bunny u konsiderua nga shumë fansa si një moment i fortë simbolik dhe kulturor në një nga eventet më të ndjekura në botë./E.K

Burimi: La Repubblica