Përfshihet nga flakët makina në ecje në Qafë Thanë-Pogradec, policia: Si ndodhi ngjarja

0
58

Një makinë është shkrumbuar nga flaket, teksa ishte në ecje në aksin Qafë-Thanë Pogradec. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri ra në automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin B. M., banues në Korçë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

“Mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në Qafë Thanë, ka rënë zjarr në automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin B. M., banues në Korçë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.