Një automjet është përfshirë nga flakët në fshatin Grykë të Fierit ditën e sotme.
Raportohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sakaq, nga zjarri nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihet nëse drejtuesi i automjetit ka qenë i vetëm në makinë apo i shoqëruar nga persona të tjerë.
Sipas policisë ka vetëm dëme materiale ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.