Një banesë në lagjen muzeale Kala në Elbasan ka marrë zjarr. Shkak është bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga soba e cila ka qënë e ndezur.
Në momentin e zjarrit në shtëpi ka pasur njerëz të cilët kanë lajmëruar menjëhere zjarrfikësen. Ndërhyrja e kesaj të fundit ka qënë e menjëhershme duke e vendosur zjarrin nën kontroll. Fatmirësisht banesa ndodhet në fillim të rrugës Egnatia duke lejuar depërtimin e mjeteve të zjarrfikëses.
Kujtojme se në lagjen Kala në Elbasan është e vështirë ndërhyrja e zjarrfikëses për shkak të rrugicave të ngushta,por dhe ndërtimeve pa kriter të viteve të fundit. Afërsia me ndertesën tjetër e rrezikonte edhe këtë të fundit,por ndërhyrja në kohë minimizoi rrezikun.