Përfshihet nga flakët një shtëpi e të moshuarve në Spanjë, të paktën 10 viktima

0
15

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një zjarr ka përfshirë në një azil pranë Zaragozës në verilindje të Spanjës .

Zjarri shpërtheu në qytetin e Villafranca de Ebro herët në mëngjes. Sipas autoriteteve lokale më shumë se 80 persona ndodheshin brenda në atë moment kur ka rënë zjarri.

Shtëpia e të moshuarve është e specializuar për personat me probleme të shëndetit mendor.