Një pikë servisi mjetesh është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik.
Flakët kanë përfshirë të gjithë biznesin në fjalë, i cili tregtonte dhe pjesë këmbimi anës rrugës.
Aktualisht makina të shërbimit zjarrfikës po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Elbasani Flash