Përfshihet nga zjarri teksa ishte në lëvizje, flakët ‘përpijnë’ automjetin në Elbasan

0
821

Një automjet u përfshi nga flakët këtë të hënë në Elbasan, ndërkohë që ishte në lëvizje. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Shtërmen, në aksin rrugor Gramsh-Cërrik.

Mjeti drejtohej nga një 50-vjeçar, i cili nuk raportohet të ketë pësuar lëndime.

Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një shkëndijë elektrike. Policia po heton rreth rastit në fjalë.

Përfshihet nga zjarri teksa ishte në lëvizje, flakët

Përfshihet nga zjarri teksa ishte në lëvizje, flakët