Përfundoi në kanal! Ja kush ishte shkaku i humbjes së kontrollit të kamionit

0
178

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme, 12 qershor në aksin Elbasan-Librazhd në fshatin Xibrakë.

Një kamion i transportit të hidrokarbureve ka humbur kontrollin dhe është përplasur me karenxhaten anësore te rrugës dhe më pas devijoi në anën tjetër të rrugës . Kamioni vinte nga Tetova e Maqedonisë me destinacion Durrësin ku do të dergonte edhe karburantin.

Nga përplasja fatmirësisht shoferi nuk pësoi lëndime. Për disa minuta policia bllokoi aksin rrugor pasi në rrugë pati derdhje të karburantit.

Shkak i aksidentit mendohet se është lagështira në rrugë pasi që prej orëve të pasdites Elbasani u përfshirë nga reshje të dendura shiu.