Ka përfunduar numërimi i kutisë së parë për votat e kandidatëve në qarkun e Elbasanit.
Bëhet me dije se kutia e parë është numëruar në Librazhd, ndërsa rezulton se kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Taulant Balla kryeson me një numër votash prej 172. Balla ndiqet nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike Lefter Gështenja i cili ka arritur të sigurojë 120 vota. Ndërkohë një shifër e ulët vihet re të jetë siguruar nga kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.
Renditja si më poshtë:
KZAZ 27041 (kutia e parë Librazhd)
Taulant Balla 172
Lefter Geshtenja 120
Sokol Skura 32
Albana Hana 10
Monika Kryemadhi 3
Miranda Rira 1
(r.g/Faxweb.al)