Përfundon numërimi në të gjithë vendin, kush janë politikanët më të votuar, Basha renditet para Ramës

0
198

Numërimi i votave preferenciale për kandidatët ka përfunduar në të gjithë vendin, ndërsa kanë mbetur vetëm disa kuti pa u hedhur në sistemin e KQZ.

Nga të dhënat e KQZ rezulton se politikani më i votuar është Taulant Balla, i cili ka grumbulluar 21.604 vota në qarkun e Elbasanit, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 16.738 vota në Tiranë.

Ndërkohë, ndër më të votuarit është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili renditet i treti me 16.186 vota, për të vijuar me kryeministrin Edi Rama me 15.871 vota.

Ndërkohë, mes dhjetë politikanëve më të votuar nga qytetarët shqiptarë janë edhe Ornaldo Rakipi, Erion Braçe, Belinda Balluku, Agron Shehaj, Etjen Xhafaj dhe Blendi Klosi. Zgjedhjet e 25 prillit u fituan nga Partia Socialiste me 74 mandate, ndërsa Partia Demokratike arriti të sigurojë 59 mandate.

Fax