Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, ku u shqyrtua ankimi i Erion Veliajt, lidhur me shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.
Pritet që kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, të deklarojë datën dhe orën se kur do të merret vendimi lidhur me këtë çështje.
Në seancë, Veliaj, përfaqësues të qeverisë, por dhe presidencës, dhanë argumentet e tyre.“Seancë maratonë që zgjati 7 orë. Do të njoftohet në një moment të dytë, me datë dhe orë, vendimi. Gjykata Kushtetuese më vonë do të tregojë datën dhe orën se kur do të jepet vendimi. Erion Veliaj, me pranga në duar, është shoqëruar për në burgun e Durrësit. Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të shpallur vendimin. Kryetartjas Olta Zaçaj deklaroi se më vonë do të njoftohemi për datën dhe orën përfundimtare. Si Veliaj ashtu edhe Këshilli i Ministrave dhe Presidenca dhanë argumentet e tyre”, raportoi ndër të tjera gazetari Andon Kello./abcnews.al

