Përfundon verifikimi i 94 kutive të Gramshit dhe Peqinit, 15 fletë votimi kishin vetëm një vulë

0
124

Ka përfunduar rinumërimi dhe verifikimi për 94 kuti votimi të Gramshit dhe Peqinit, pas kërkesës së Partisë Demokratike. Nga rinumërimi rezultuan 15 fletë votimi  me një vulë dhe jo dy, siç e parashikon rregullorja e KQZ.

Po ashtu, u vu re mungesa e fletëve të papërdorura si dhe kanë rezultuar më tepër fletë votimi sesa votues.

Megjithatë nuk dihet se sa është numri i këtyre fletëve dhe nëse arrin të ndikojë në rezultatin përfundimtar

Gjithë procesverbalet e konstatimit do i vihen në dispozicion PD që do bëjë analizën e gjetjeve dhe më pas kërkesat që kane do i paraqesin në seancën e radhës së KAS.