Asnjë taksi apo makinë nuk lejohet të dalë apo të vijë në hotel. Në çdo pikë kontrolli, ku ndodhen makinat e sigurisë, na kërkuan mjet identifikimi dhe kartën e dhomës së hotelit.
Ndërkohë, përfaqësuesit e FSHF-së dhe stafi i kombëtares janë nisur drejt Leskovcit, ku do të zhvillohet mbledhja teknike me UEFA-n dhe përfaqësuesit e Serbisë për ngjyrën e fanellës që do të luhet.
Sa i përket organizimit të ndeshjes, do të angazhohen rreth 5000 forca policie, të ardhura nga Beogradi, për të mbajtur rendin në zonën mes Nishit dhe Leskovcit, ku ndodhet hoteli dhe do të zhvillohet ndeshja.
Edhe pse janë të lejuar rreth 6000 tifozë, konfidencialisht më thanë se numri nuk do të kalojë 3500-4000 tifozë, për të garantuar sigurinë dhe kontrollin maksimal. Përveç badge-ve, do të kërkohen edhe pasaportat për hyrjen në stadium.
Për momentin, autoritetet presin konfirmimin e presidentit Vuçiç, i cili mund të jetë i pranishëm, por deri tani ka konfirmuar Ivica Daçiç.