Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.
Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është vrarë aksidentalisht me pistoletën e tij e të shërbimit nga djali i tij 7 vjeçar.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25, në një bar-bilardo në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, ku eshte ai jetonte.
Djali i ka marrë pistoletën ndërsa ai po luante bilardo me shokët dhe e ka qëlluar.
“Dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, Roland Bicerri, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë”.
Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.
Roland Bicerri mësohet se ishte pjesë e repartit të FNSH-së prej 10 vitesh.