Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë të Halloween në Texarkana, Teksas, pasi një person i armatosur qëlloi me armë duke lënë të vdekur një person dhe nëntë të therë të plagosur.
Policia vendase, tha se autori i dyshuar, Keuntae McElroy, 21 vjeç, nga Texarkana, Arkansas, u dorëzua në orët e vona të së dielës.
Policia thotë se McElroy u denoncua në burg për një akuzë të rënd, ndërsa akuzat shtesë pritet të dalin sot.
Në festën ndodheshin rreth 200 persona. Nëntë personat që u qëlluan shkuan në dy spitale për trajtim. Ndërsa 20-vjeçari u shpall i vdekur në spital.
Emri i tij ende nuk është bërë i ditur. Policia tha se lëndimet e nëntë të tjerëve nuk duken të rrezikshme për jetën.