Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni të SHBA, ku kanë humbur jetën disa persona, ndërkohë disa të tjerë janë plagosur, pasi disa persona kanë hapur zjarr, afër një hekurudhe në San Jose.
Ndërkohë bëhet me dije se autori i sulmit është vrarë, sakaq nuk dihet ende numri i saktë i viktimave që kanë humbur jetën.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur përreth një stacioni treni, pranë aeroportit të zonës.
Ndërkohë, kryetari të Bashkisë së San Hoze, Sam Licardo, ka bërë me dije se shumë njerëz po marrin ndihmën e parë.San Jose, një qytet me rreth 1 milion njerëz, është i vendosur në zemër të Silicon Valley, njihet ndryshe si shtëpia e disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në Amerikë.