Përgjimet i “fundosën”, Gjykata lë në burg nënë e bir që vodhën 500 mijë euro

0
122

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg nënë e bir, të cilët akuzohen për vjedhjen e një sasie të madhe parash. Bëhet fjalë për pastruesen Rozeta Dobi dhe djalin e saj Havier Dobi, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur rreth 500 mijë euro dhe sendeve të tjera në vlerë.

Mes banesave,që pastruesja dyshohet të ketë vjedhur para është dhe ajo e Alda Klosit, ish-zyrtare e lartë në Kryeministri.

Kjo e fundit ka bërë kallëzim në Polici dhe më pas personat e dyshuar janë mbajtur në përgjim dhe vëzhgim të rreptë nga ana e strukturave ligjzbatuese.

Sanitarja Rozeta Dobi shihet me lot dhe me kokën ulur teksa ishte në pritje të dhënies së masës së sigurisë nga gjyqtari Arben Micko. Nënë e bir tashmë do të mbahen në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.