Përgjysmimi i flotës së urbaneve, shihni si ngjishen njerëzit në dyert e autobusëve, presin me minuta të tëra në stacione

0
182

Transporti publik në Tiranë vijon të jetë një gangrenë e madhe, ku qytetarët duhet të presin me minuta të tëra në stacione dhe më pas me orë të tëra në trafik për të mbërritur në vendet e tyre të punës, apo për të dërguar fëmijët në shkolla.

Prej ditës së djeshme kompanitë e transportit publik po operojnë me gjysmën e flotave të tyre, ndërsa siç shihet dhe nga pamjet, kjo ka përkeqësuar situatën në stacione, dhe brenda urbaneve.

 

Njerëz që tentojnë të hipin në dyer, edhe pse urbanet janë të mbushur, ndërkohë që nuk ka asnjë ndërhyrje nga shteti për zgjidhjen e kësaj situate.