Periferia e Athinës përfshihet nga zjarre masive, autoritetet në operacion shpëtimi

0
91

Periferia e Athinës është e përfshirë nga zjarre masive.

Sipas forcave zjarrfikëse janë 3 zjarre masive që po djegin në zonat e Lutrakit, 50 km nga Athina, ndërsa dy vatra të tjera po djegin në zonën Kalivia në një distancë 5 km nga aeroporti i Athinës, kurse një vatër tjetër ndodhet në zonën bregdetare në Anavisos.

Autostrada që lidh Athinën me Korinthin u bllokua për 1 orë ndërsa autoritetet thonë se mund ta mbyllin sërish atë.

Autoritet u bënë thirrje drejtuesve të automjeteve të ndryshojnë itenerar ose të anulojnë udhëtimin e tyre derisa të fiket zjarri.

Deri tani raportohen disa banesa të djegura dhe dhjetëra persona të dërguar në spital me probleme në frymëmarrje.

Në zonat që po djegin zjarret kushtet atmosferike janë tepër të vështira për shkak të erës së fortë që fryn dhe temperaturave të larta në ato zona.

Top Channel