Përjashtohet nga lista e vendeve jeshile/ Alarmohet Greqia, Ministri niset urgjent në Berlin, Varshavë dhe Londër

0
220

Qeveria e greke është vënë në Alarm, pas lajmit se vendi nuk do të jetë në listën jeshile të 12 vendeve pa karantinë që do të mund të vizitojnë turistët britanike dhe gjermane pas 17 Majit për shkak të koronavirusit.

Mediat greke bëjnë me dije se menjëherë pas lajmin Ministri i Turizmit, Xaris Theoharis është nisur me urgjencë në Berlin, Varshavë dhe më pas në Londër për të biseduar me autoritetet dhe zyrat e mëdha turistike të këtyre vendeve.

Berlini dhe Londra kane cilësuar se Greqia, ashtu si edhe Spanja e Franca janë ende në hartën me ngjyrë portokalle dhe jo jeshile, ndaj udhëtarët që vijnë nga këto vende do futen në karantinë për 10 ditë.

Alarmi i Greqisë vjen pasi tregu britanik është tregu i dytë më i rëndësishëm për turizmin grek pas atij gjerman, pasi në 2019 kanë vizituar  Greqinë 3.5 mln britanikë, që sollën edhe të ardhura prej 2.56 mld euro.

Greqia vetëm kohët e fundit ka stabilizuar shkallën e saj të infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19 pas një rritje që filloi në mars dhe vazhdoi deri së fundmi me një mesatare rastesh ditore mbi 2000 dhe vdekjesh mbi 75, kur numri i viktimave ka shkuar rreth 11000.

ora tv