Në qytetin e Elbasanit u përkujtua 30 vjetori i demostratës Antikomuniste. Me 14 dhjetor të vitit 1990 një numër i madh qytetarësh marshuan në qendër të qytetit ndërsa hodhën parrulla të shumta ndaj regjimit komunist, për pasojë shumë prej tyre u arrestuan.
Demokratë dhe përfaqësues të shoqatës 14 dhjetori përkujtuan këtë datë pranë monumentit të “Martirëve” , por shprehen keqardhjen se vendi ndodhet në të një situatë me kritike se tre dekada më parë. Kryetari i PD dega Elbasan dhe ish pjesmarrës në marshim u shprehen me keqardhje rreth situatës që po kalon vendi dhe dhunës që po tregohet karshi të rinjve, që kanë humbur shpresën.
Mazhoranca ka akuzuar opozitën se ka rrëmbyer protestën , ndërsa nga Elbasani dy ditë më parë drejtuesi politik i PS Taulant Balla thumboi blutë teksa theksoi se në Elbasan nuk ka PD.
Kjo deklaratë ka sjellë edhe reagimin e Z. Isaj.
Përkrah ish dhjetoristëve ishte edhe ish deputeti demokrat Endri Hasa./Elbasani flash