Përmbys dhe sendet e udhëtarëve të shpërndara brenda dhe jashtë tij, minibusi pas aksidentit

0
170

Mjeti përmbys me xhama të thyer dhe sende personale dhe ushqime  të udhëtarë të hapura kudo brenda jashtë tij.

Kjo është ajo çfarë ka mbetur në vendin ku minibusi me drejtues shtetasin A.Xh.,  banues në Gramsh doli nga rruga dhe përfundoi në përrua.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov.

Si pasojë e aksidentit gjeti vdekjen në vend  pasagjeri Ledian Lami rreth 30 vjeç, banues në fshatin  Terrove, Skrapar, si dhe u plagosën 9 pasagjerë të tjerë,  jashtë rrezikut për jetën për momentin.

Ata janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibusi.

Të plagosurit u transportuan në spitalin e Gramshit dhe atë të Traumës në Tiranë për mjekim.

Mësohet se mjeti ka qenë duke u kthyer nga Gramshi për në fshatin Bregas.

Grupi hetimor dhe vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit.