Përmbyset furgoni në “Qafë Thanë”, shkak ngarkesa

0
302

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 26 tetor në “Qafë Thanë” në afërsi të Prrenjasit.Mësohet se një furgon është përmbysur duke sjellë dhe bllokimin e rrugës.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa shkak mësohet se është bërë ngarkesa e furgonit.

Po punohet për heqjen e ngarkesës nga furgoni dhe hapjen totale të rrugës.