Përmbytet Belshi! Uji vërshon në rrugë (Video)

0
3

Pas orës 14:00 të së premtes, zona e Belshit dhe e Dumresë u përfshi nga një stuhi e pazakontë me reshje të dendura shiu dhe breshëri, e shoqëruar me erë të fortë e cila ka sjellë pasoja serioze në qarkullimin e këmbësorëve, automjeteve dhe  në kryerjen e punëve në sektorin agro-bujqësor.

Reshjet kanë paralizuar gjithçka duke penguar në mënyrë të menjëhershme lëvizjen në rrugët kryesore. Pjesë të rrugëve u përmbytën, pasi kolektorët nuk arrinin të përballonin sasinë e madhe të ujit duke krijuar ambiente jo të sigurta për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve

Pamundësia për të menaxhuar prurjet e ujit është përkeqësuar nga erërat e forta, të cilat kanë vështirësuar ndërhyrjet e shpejta të emergjencës dhe kanë shtuar rrezikun në rrugë.