Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në Bregun Lindor të SHBA pas përmbytjeve historike të shkaktuara nga një stuhi. Viktimat janë raportuar në Maryland, New York and New Jersey. Vetëm kryebashkiaku i Qytetit të New York-ut Bill de Blasio ka konfirmuar nëntë prej viktimave.
Guvernatori i New Jersey Phil Murphy foli për vdekje të shumta pa specifikuar shifra, megjithatë CNN ka raportuar tashmë 1 humbje jete nga autoritetet lokale. Një tjetër rast fatal është raportuar në Maryland megjithëse po pritet rezultati i autopsisë për të verifikuar shkakun. /abcnews.al/