Përmbytje pas shirave intensive në Karolinën e Veriut, 2 viktima e 20 të zhdukur

0
164

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë shpallur të zhdukur si pasojë e përmbytjeve ditën e sotme në Karolinën e Veriut.

“Më shumë se 200 njerëz kanë nisur një operacion kërkimi duke kërkuar çdo shtëpi përgjatë lumit Pigeon,” konfirmoi Zyra e Sherifit të Qarkut Haywood në një postim në Twitter sot.

Kjo zonë u përball më përmbytje ditën e djeshme pasi lumi Pigeon doli nga shtrati , pas kalimit të Stuhisë Tropikale Fred.

Në pikën e tij më të lartë, niveli i lumit arriti 6 metra , sipas autoriteteve të qarkut

Deri në 30 cm shi ranë mes të hënës dhe të mërkurës në Karolinën Veriore, sipas zyrës së guvernatorit të shtetit, i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas përmbytjeve duke i quajtur ato “historike”.

“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të lejojë ekipet e shpëtimit të vijnë për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura, për shpëtuar jetë, për të rikthyer energjinë elektrike, për të hequr mbetjet, “ tha Guvernatori Ray Cooper në  një deklaratë për shtyp. /abcnews.al/