Përmbytje të mëdha në jug të Kinës, 15 të vdekur, dhjetëra mijëra evakuohen

0
85

Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë vrarë të paktën 15 persona dhe katër të tjerë mbeten të zhdukur në Chongqing, në jugperëndim të Kinës , njoftoi të mërkurën agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, duke cituar autoritetet lokale.

Vdekjet janë regjistruar që nga e hëna pasi shirat e dendur kanë goditur Kinën jugperëndimore, duke bërë që katër qarqe në Chongqing të lëshojnë paralajmërimet e nivelit më të lartë të alarmit të kuq.

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave të Kinës gjithashtu ngriti nivelet e saj të emergjencës.

Provinca fqinje Sichuan gjithashtu është goditur rëndë, me më shumë se 460,000 banorë të prekur nga shiu i dendur – por nuk raportohet për viktima deri më tani, sipas qeverisë provinciale. Më shumë se 85,000 banorë të Sichuan janë zhvendosur, njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV të martën.

Të paktën 400 ekipe emergjente janë dërguar për të ndihmuar operacionet e shpëtimit dhe ndihmës në zonë, sipas mediave shtetërore.