Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un i ka bërë thirrje ushtrisë të ndërhyjë për ndihmë në zonat e goditura kohët e fundit nga reshjet e mëdha të shiut, raportojnë mediat shtetërore.
Më shumë se 1.000 shtëpi u dëmtuan dhe rreth 5.000 njerëz u evakuuan pas përmbytjeve, njoftoi televizioni shtetëror në fillim të kësaj jave.
Ky veprim vjen në mes të shqetësimeve mbi një krizë ekonomike dhe mungesës së ushqimit, shkruan abcnews.al.