Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut godasin Indonezinë, 34 të vdekur dhe 16 të zhdukur

0
104

Të paktën 34 persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën goditën komunitetet në ishullin Sumatra në Indonezinë perëndimore, tha një zëdhënës i agjencisë lokale të kërkim-shpëtimit për AFP të dielën

.

Tragjedia ndodhi të shtunën, rreth orës 22:30, në rrethet Agam dhe Tanah Datar, në pjesën perëndimore të Sumatrës, pas disa orësh shirash të rrëmbyeshëm, të cilat shkaktuan përmbytje masive.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB) tha se 84 shtëpi, 16 ura, dy xhami u dëmtuan në Tanah Datar, e cila ka një popullsi prej rreth 370,000 banorësh.