Greqia është prekur rëndë nga përmbytjet, të cilat i kanë marrë jetën 7 personave deri më tani. Gjendja vijon të mbetet e vështirë dhe shumë zona janë ende nën pushtetin e ujit.
Reshjet e shiut të furishme dhe erërat e forta rritën në një kohë shumë të shkurtër nivelin e ujit. Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente në prefekturën e Magnezisë, ishujt Sporades, në Karditsa, Trikala si dhe në disa bashki në Larisa e përreth saj.
Pamjet janë tronditëse jo vetëm nga Volosi dhe Piliosi turistik, por edhe nga shumë fshatra në bregdet.