Përmbytjet në Cërrik, miliona lekë dëme, fermeri: Portat e HEC u hapën pa lajmërim

0
5

Përmbytjet në Cërrik shkaktojnë dhjetëra milionë lekë dëme në serat e fermerit Tafa

Hapja e portave të hidrocentralit pa asnjë paralajmërim, sipas fermerit, tregon papërgjegjshmërinë e shtetit ndaj qytetarëve. Fermeri shprehet se, në kushte të tilla, ku as nuk mbrohet e as nuk dëmshpërblehet nga shteti, e vetmja rrugë që i mbetet është emigracioni.

Përmbytja ka dëmtuar 5 dynym sera dhe 350 rrënjë pemë të familjes Tafa në fshatin Linas, të Bashkisë Cërrik.

Fermeri Daniel Tafa shprehet se dëmshpërblimi kalon vlerën e 50 milionë lekëve. Ai thotë se askush nuk u ka ardhur në ndihmë dhe se situata e shkaktuar nga hapja e portave të hidrocentralit ndodhi pa asnjë paralajmërim.

Zoti Tafa shprehet se kjo është një fatkeqësi dhe se do të detyrohen të kthehen përsëri në emigracion.

Kjo nuk është hera e parë që tokat e mbjella të tij përmbyten nga hapja e digave, por, ndonëse janë përmbytur dy herë, askush nuk ka marrë përsipër dëmshpërblimet apo t’u vijë në ndihmë për dëmet kolosale.

© SYRI.net