Përmbytjet në Kinë, evakuohen 2 milion persona

0
146

Më shumë se 1.76 milion njerëz janë evakuuar nga përmbytjet në provincën veriore Shanxi,  Kinë, sipas mediave lokale.  Moti i keq dhe stuhitë shkaktuan shembjen e shumë ndërtesave, ndërsa katër agjentë policie kanë humbur jetën pasi u morën para nga rrymat e ujit.

Autoritetet e Pekinit bënë të ditur se në Xinhua më shumë se 120 mijë persona janë transferuar me urgjencë. Sipas llogaritjeve të para përmbytjet kanë shkatërruar më shumë se 17 mijë ndërtesa dhe kanë dëmtuar rreth 190 mijë hektarë të mbjella. Qeveria vendore miratoi një paketë ndihmash për të përforcuar mbrojtjen nga përmbytjet.

Financimet do të përdoren për rindërtimin e infrastrukturës dhe banesave, si dhe për sistemin e kanalizimit në ferma. E njohur për prodhimin e qymyrit, provinca e Shanxi ka ndërprerë aktivitetet në miniera dhe në fabrikat kimike si pasojë e reshjeve të dendura.

Në shumë zona është kufizuar energjia elektrike sidomos në porte dhe fabrika, gjithashtu mungon dhe uji i pijshëm, ushqimet dhe ilaçet. Autoritetet kanë ngritur tenda dhe qendra pritëse për ata që kanë humbur çdo gjë.

/abcnews.al