Përmbytjet në Spanjë/ Humb jetën në moshën 28-vjeçare ish-futbollisti i Valencias

0
26

Ish- futbollisti 28-vjeçar i Valencias, Jose Castillejo, vdiq në përmbytjet që përfshiu qytetin spanjoll dhe mori jetën e më shumë se 200 njerëzve.

“Valencia CF mban zi për vdekjen e Jose Castilejo, viktimë e përmbytjeve të shpejta”, tha klubi i La Ligës në një deklaratë. “Hose Castillejo u ngrit përmes sistemit të të rinjve [të klubit] deri në nivelin U18 dhe luajti për ekipe të tjera në rajon”.

Castillejo luajti si mesfushor për skuadra të ndryshme të të rinjve të Valencias përpara se të përfaqësonte klube të tjera në rajon, duke përfshirë Torre Levante, Paterna, Eldense, Buñol, Recambios Colon dhe Ronda.

Përmbytjet e shpejta në Spanjë janë përshkruar si fatkeqësia më e keqe natyrore në historinë e vendit me pamjet tronditëse që tregojnë qytete të tëra të rrëmbyera nga balta dhe makinat e dëmtuara të grumbulluara në rrugë./abcnews.al