Përmbytjet shkaktojnë mbi 70 të vdekur në Indonezi

0
156

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që i pasuan ato u morën jetën në fundjavë mbi 70 personave në Indonezi dhe në Timorin Lindor.

Viktimat më të shumta u raportuan në provincat lindore të Indonezisë.
Shirat që ranë për 9 orë frynë lumenjtë duke tejkaluar muret mbrojtëse e duke vërshuar banesat.

Balta vështirësoi operacionet e kërkimit për mbi 40 persona ende të zhdukur.

Edhe në lindje të ishullit aziatiko të Timorit juglindor, autoritetet regjistruan mbi 20 të vdekur.

Bilanci i jetëve të humbura pritet të rritet në të dyja vendet, ndërsa moti ekstrem do të vijojë gjatë javës.

Gati gjysma e popullsisë indoneziane apo 125 milionë veta jetojnë në zona që rrezikohen nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.
Shirat sezonalë rezultuan fatalë për mbi 40 indonezianë edhe në janar të këtij viti.

Ora news