Operatori i Sistemit të Transmetimit njoftoi sot se po vijon remontet në disa nënstacione të vendit me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji elektrike për qytetarët.
Sipas OST-së, në ditët në vijim do të vazhdojnë punimet rehabilituese të zbarrave 110 kV të nënstacionit të Ibës për lidhjen dhe energjizimin e dy trakteve 110 kV të reja të linjave
Punimet do të kryhen përgjatë 13 dhe 14 korrikut.
OST njofton se si rrjedhojë e punimeve do të mbeten pa energji elektrike n/stacionet Farkë dhe Ibë, si edhe disa zona përreth.
Elbasaniflash.al
Burimi : Atsh