Përndiqte 53-vjeçaren, arrestohet nga policia

0
254

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës.

Shtetasi E.K, përndiqte prej njëkohë të gjatë një 53-vjeçare.

‘’Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. K., 48 vjeç, banues në Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi për një kohë të gjatë dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur një 53-vjeçare’’,informon policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për vepren penale “Përndjekja”.

(Foto ilustruese)

Ora news